Një manjat saudit i pasurive të paluajtshme fitoi një biletë për ta parë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin të përballen në një miqësore pasi ofroi 2.6 milionë dollarë në ankand, ka thënë një zyrtar të mërkurën.
Të enjten në Riad, Paris Saint-Germaini do të përballet me një skuadër të përzgjedhur të përbërë nga lojtarë të klubit të ri të Ronaldos, Al-Nassr dhe rivalëve të tyre sauditë, Al-Hilal.
Për të promovuar miqësoren e së enjtes, Turki al-Sheikh, një këshilltar në Oborrin Mbretëror dhe kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, organizoi një ankand bamirësie për një biletë speciale që do të vinte me përfitime si mundësi fotografimi me lojtarët dhe qasje në zhveshtore.
Ofertimi filloi me 266 mijë dollarë dhe ankandi u mbyll në orën 23:30 me kohën lokale të martën.
Sheikh më pas njoftoi në Twitter se oferta fituese prej 2.6 milionë dollarësh kishte ardhur nga Mushref al-Ghamdi.
“Urime, e meritoni dhe Zoti ju shpërbleftë me të mira”, ka thënë Shejh.
Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për fushatën kombëtare të bamirësisë të njohur si Ehsan.