Banoret e Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Mbresa, të martën, kanë pasur një përplasje ndërmjet vete.
Kjo erdhi pasi modelja e rritur në Itali e kuptoi që këngëtarja ka një histori njohjeje jashtë shtëpisë me Andi Artanin, banorin me të cilin Gresa ka nisur një lidhje dashurie.
“Çfarë njeriu njëmend. Nuk e di se nga ka dalur, kush e gjeti? Më pengon që ndoshta unë dal xheloze, por normal që më pengon kur më provokon. Kur ja nisi loja thoshte ‘dua të fërkohem’, këtu e gjete të fërkohesh a? Si s’të vije turp, kur e bën me qëllim”, tha Gresa.
Mbresa nga ana tjetër tha se nuk ka ndonjë qëllim për Andin dhe as që të hyjë ndërmjet tyre.
Artistja shqiptare tutje në një bisedë me Xhulin theksoi se nuk dëshiron që ta shohë me sy, e lëre më ta provokojë.
“Thoshte ‘e ke provokuar Andin, kur?’ Që do me thënë se unë, po të mundja mos ta shihja në sy, do të ishte e mirë e lërë më ta provokoj. I ka njeriu disa principe”, i tha Mbresa, Xhulit.
Autorja e këngës “Dreamin’” ndryshe me hyrjen në BBVK ka trazuar ‘ujërat’ brenda, marrë parasysh që është përfshirë në debate edhe me konkurrentë të tjerë.