Pse e shkarkuan? Abazoviç në Tiranë: Nuk shoh gabime të vetja, pagën mesatare e çuam 750 euro

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç gjatë vizitës në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ka folur edhe pwr shkarkimin e tij nga parlamenti i Malit të Zi. Ai tha se nuk ka bërë diçka gabim.

“Është një konfuzion politik por qeveria pa marrë parasysh se është në mandatin teknik punon pa instruksione. Punon më mirë se kur ka qenë në mandatin e plotë pasi ata njerëz që nuk e kanë gjetur veten aty ndoshta kanë punuar gabim. Mund të dukem pak arrogant se nuk i shoh gabimet tek vetja edhe pse ata ekszistojnë dhe janë prezent. Në kemi ofruar modelin që ka qenë produktiv për Malin e Zi. Jam krenar për arritjet e 8 muajve të fundit. Ju them këtu se rroga mesatare në Malin e Zi nga 550 euro ka shkuar në 750 euro. Më duhej pak kohë, pasi disa njerëz kanë dashur të shkëputen prej agjendës  luftës kundër luftës së korrupsionit. Ne atë kishim qëllimin kryesor”, theksoi Abazoviç

Për shkarkimit tij, ai ka akuzuar Presidentin e Mlait të Zi, Milo Gjukanoviq.