Ende pa i bërë 1 vit prej aderimit në Vetëvendosje, Flamur Maloku, ka dhënë dorëheqje nga partia e Albin Kurtit, duke akuzuar VV-në për linçime dhe fyrje të njerëzve e familjeve të tyre për ta parandaluar mendimin ndryshe.
Ai tha sonte në Klan Kosova se ka dhënë dorëheqje nga VV pasi aty nuk ka mendim ndryshe dhe nuk lejohet mendimi ndryshe. “Vetëm pse e dhashë një mendim për këshilltarin e Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, filluan të më sulmojnë. Mua kjo më frikëson sepse Vetëvendosje po sulmojnë dhe po linçojnë”, tha Maloku.
“Njëri nga shqetësimet e mia pse jam larguar nga VV është se jam shqetësuar nga qëndrimi i Albin Kurtit për Shkelzen Gashin. Albini e ka ditë qëndrimin e Shkelzen Gashit para se ta angazhoj këshilltar. Por po ashtu pas shkarkimit, deklarata e Albinit ka qenë shqetësuese”, tha Maloku.
Ai paralajmëroi se ditëve në vijim do të publikojë edhe shumë fakte të reja shqetësuese që do të dëshmojnë arsyen e largimit. Ai tha se nga VV ua sulmojnë njerëzve edhe familjet.
“Emrat e kërcënuesve do t’i bëjë publike gjatë ditëve në vijim. Ka pasë edhe nga nivelet e larta. Në VV kam gjetur gjuhë të urrejtjes”, tha Maloku.
Ai tha se nga VV ua sulmojnë njerëzve edhe familjet.
Maloku ka thënë po ashtu se në VV sot ka dhunë ndikim dhe fuqi Haki Abazi i cili e kontrollon edhe rrethin e mbyllur në Vetëvendosje duke mos lënë njerëzit e rinjtë kenë ofrim me udhëheqjen e partisë.
Ai ka folur edhe për anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike të emëruar nga Qeveria Kurti.
“Ata po thonë që vetëm 4 anëtarë të bordeve janë nga VV e unë po ju garantoj që të gjithë anëtarët e bordeve janë VV sepse i njoh nga brenda”, tha Maloku.