Kur vjen puna te fati i keq, ka disa besëtytni të përhapura në kulturën perëndimore siç është ajo e të premtes së datës 13. Si tejkalimi i maces së zezë apo thyerja e pasqyrës, mendimi se një ditë mund të sjellë fat të keq është ngulitur thellë në kokë – edhe nëse besimtarët e saj jo krejt mund ta sqarojnë pse. Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por edhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë takimet për një ditë tjetër.
Madje ka një emër për të përshkruar frikën e pakuptimtë të kësaj datë: “paraskevidekatriaphobia” – një formë e specializuar e triskaidekaphobias, frika nga numri 13.
Ndërsa e premtja e datës 13 mund të duket si fenomen i rrallë, kalendari gregorian tregon se 13-ta e secilit muaj ka më shumë gjasa t’i bie e premte se çdo ditë tjerë e javës. Megjithatë, nuk është besëtytni universale: në Greqi dhe shtetet spanjisht-folëse është e marta e datës 13 që konsiderohet ters, ndërsa në Itali është e premtja më 17 që pritet me frikë, shkruan CNN.
Si shumë besëtytni të tjera, është vështirë të përcaktohet origjina e të premtes së datës 13. Ajo çfarë dihet për të është se edhe e premtja e edhe numri 13 është konsideruar si ters në kultura të ndryshme.
Pasi numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12.
Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhamedit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.