Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar se Rifat Brahimaj është liruar nga detyra e drejtorit të Kardiokirurgjisë.
Ndërkohë ka konfirmuar po ashtu se ushtrues detyrë do të jetë Shpejtim Shurdhiqi.
“SHKUK njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj. Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.