Sasia e gabuar e proteinave për të ngrënë çdo ditë

Dietat me proteina të larta janë bërë shumë të rëndësishme për njerëzit që kërkojnë të ushqehen shëndetshëm. Ndërsa mendimi për t’i shijuar ushqimet tuaja të preferuara dhe njëkohësisht të humbni peshë, mund të jetë tërheqës, është fare e lehtë ta teproni kur bëhet fjalë për marrjen e proteinave. Sipas ekspertëve shëndetësorë, ekziston një linjë mjaft e rëndësishme kur bëhet fjalë për sasinë e proteinave në ditë që duhet t’i hani, dhe tejkalimi i kësaj sasi mund t’i shkaktojë disa efekte anësore mjaft serioze.

Sipas referencës dietike të krijuar nga Instituti i Mjekësisë, një i rritur mesatar duhet t’i konsumojë afërsisht 50 gram proteina në ditë, nëse e ndjekë një dietë me 2000 kalori.

Të rriturit kanë nevojë t’i konsumojnë rreth 0.8 gramë të proteinave në ditë, për çdo kilogram të peshës së tyre trupore. Ndërsa personat që bëjnë ushtrime të rregullta fizike dhe disa të rritur të tjerë, mund të kenë nevojë edhe për më shumë proteina.

Megjithatë, tejkalimi i kësaj sasie mund të çojë në pasoja të rënda për shëndetin e përgjithshëm.

Teprimi i marrjes së proteinave mund të nënkuptojë kalori të tepërta dhe shkakton shtim në peshë, plus rritjen e rrezikut për gurët në veshka. Njerëzit që konsumojnë sasi të tepërt të proteinave mund ta zvogëlojnë pa dashje sasinë e perimeve që i hanë, duke i bërë ata t’i humbasin lëndët ushqyese thelbësore.

Marrja më e lartë e proteinave mund të jetë e rëndësishme për gratë ndërsa plaken, për ta ruajtur densitetin e kockave. Kurse, marrja shumë e vogël e proteinave mund të rezultojë në efekte anësore të tilla si, lodhje, ulje të imunitetit, reduktim të masës së dobët të trupit/indit muskulor dhe dobësim të zemrës dhe sistemit të frymëmarrjes.

Në përgjithësi, proteina është shumë e rëndësishme për organizmin e njeriut. Falë aminoacideve që gjenden në proteinë, arrijmë të ngrihemi në këmbë dhe të vrapojmë. Të pasurit një baraspeshe të mirë nitrogjeni në trup është thelbësore për rritjen dhe riparimin e muskujve.

Proteinat e shëndetshme vijnë nga ushqime të tillë si: mishi i shpendëve, si pula dhe bibani, mishi i kuq i lopës apo qengjit, mishi i peshkut si salmoni dhe tuna, produktet qumështore si qumështi dhe jogurti, perimet, vezët dhe të tjerë.

Për opsion sa më të shëndetshëm, zgjidhni të konsumoni proteina të dobëta që kanë pak yndyra dhe shmangni ushqimet e konservuara që përmbajnë proteina.