Kontrolloni iPhonen tuaj sepse ka mundësi që po ju vjedhin para


Viruset në telefona janë të përhapura këto ditë me kërcënime të reja që shfaqen gjatë gjithë kohës.

iPhone është mjaft i sigurt për shkak të standardeve strikte të Apple, por disa mashtrues ende menaxhojnë të mashtrojnë disa njerëz, shkroi TheSun. 

Mund të vijë nga një mesazh i dyshimtë ose email, për shembull.

Ka më shumë gjasë të ndodh kur futeni nëpër faqe të ndryshme.

Gjëja më pak e dëmshme që mund të ndodhë nga kjo është kur hapen reklama të cilat vetëm ju nervozojnë.

Por, më e keqja ndodh kur u marrin para nga ju.

Disa shenja që tregojnë se keni rënë pre e mashtrimit:

Aplikacione të panjohura

Shikoni në telefonin tuaj nëse keni ndonjë aplikacion që nuk e njihni.

Nëse hasni një që nuk e mbani mend që e keni instaluar, mund të jetë burim i virusit.

Kontrolloni përdorimin e aplikacioneve

Shkoni në “Settings” dhe më pas “Mobile Data”.

Aty do të shihni aplikacionet që po përdorni më së shumti dhe nëse përputhet me kohën që e keni kaluar në to.

Kontrolloni baterinë

Viruset mund ta shpenzojnë baterinë tuaj.

Sërish në “Settings” mund të shihni cilat aplikacione po e shpenzojnë më shumë baterinë dhe aty mund të vëreni anomalitë.

Çfarë të bëni nëse vëreni virus

Nëse është e mundur, fshijeni aplikacionin.

Po ashtu, duhet ta fikni dhe ta rindizni telefonin.