Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes.
Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës.
Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani.by TaboolaSponsored LinksYou May LikeHow Much Does Liposuction Cost in Mexico? Prices Might Surprise You.Liposuction CostRrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.
Vaji i Arrës së Kokosit
Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore.
Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën.
Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje.
Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.
Vitamina E
Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje.
Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë.
Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje.
Vitamina E e hidraton lëkurën, zbeh rrudhat dhe e ushqen me antioksidantë.
Uthulla e Mollës
Përzieni 1 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë gjelle me mjaltë.
Aplikojeni maskën në lëkurë dhe qafë, mbajeni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë.
Uthulla e mollës ruan ekuilibrat e pehashit ndërkohë që mjalti i jep fytyrës shkëlqimin rinor.
E Bardha e Vezës
Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë.
Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë.
E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.
Avokado
Tulin e avokados mund ta shtypni në një mikser dore dhe maskën ta mbani në fytyrë për 20-30 minuta.
Kjo maskë duhet bërë deri në 2 herë në javë.
Avokado zbut rrudhat dhe i jep lëkurës shëndet, gjallëri dhe shkëlqim.
Aloe Vera
Përzieni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës me të bardhën e një veze.
Maskën mbajeni për gjysëm ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Xheli i aloe verës është një burim i pasur i vitaminës E dhe bashkëpunon mirë kundër rrudhave me të bardhën e vezës.
Lëngu i Limonit
Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit.
Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta.
Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat.
Soda e Bukës
Përzieni një lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë.
Fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore për disa minuta ose aplikojeni si maskë dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta.
Soda e bukës heq qelizat e vdekura dhe përmirëson qarkullimin e gjakut./AgroWeb.org