Zvonimir Stojanviq, babai i të plagosurit në Shtërpcë, Millosh Stojanoviq, ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu.
Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.
“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviq.
Tutje, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.