Dogana e Kosovës prezantoi raportin e vitit 2022 ku u theksua se viti 2022 përbën rekord në të hyra të inkasuara nga Dogana e Kosovës.
Konferenca u hap nga Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu që theksoi: ”Përtej sfidave të shumëfishta gjatë vitit 2022, Dogana e Kosovës ka performuar mirë në të gjitha fushat e përgjegjësisë. Në objektivin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës është tejkaluar projeksioni i rishikuar prej 1miliard e 447 milionë € për 3%. Të hyrat e inkasuara në vitin 2022 janë 1 miliard e 531 milionë €, apo 11.23% më shumë të hyra se në vitin 2021 ku ishin inkasuar 1 miliard e 377 milionë €”
Vlera e mallrave të importuar është 5,603 mld.€, apo 20% më shumë se vitin e kaluar kur vlera e mallit në import ishte 4,649 miliard €. Ndërsa vlera e mallrave në eksport për këtë vit është 869.5 milionë €. Rritja e gjithmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 % më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë €.
Lehtësimi i tregtisë vijon të jetë njëra ndër prioritetet e doganës, ku edhe gjate vitit 2022 është rritur trendi i aplikimit të lirimeve nga pagesa e taksave, lehtësimet e procedurave doganore e të cilat zënë vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën, duke u konsideruar jo vetem realizim i planit strategjik, por edhe dobi të shumëfishta nga aspekti kombëtar.
Zhdoganimi i plotë i mallrave në Portin e Durresit dhe Porto Romano, licencimi i 2 Operatoreve të Autorizuar ekonomik, nënshkrimi i marrveshjes për njohjen e plumceve mes Doganës së Kosoves dhe Doganes se Shqiperise, ffunksionalizimi i objektit të përbashkët me Maqedoninë e Veriut në stacionin hekurudhor Hani i Elezit për ushtrimin e kontrolleve të përbashkëta etj janë vetëm disa veprimet e Doganës ne drejtim të lehtësimit të të bërit biznes.
Në fushën e aktiviteteve të zbatimit të ligjit, Dogana e Kosovës me qëllim së arritjes objektivave, mbrojtjes së shoqërisë dhe luftimit të krimit dhe kontrabandës ka ndërmarrë veprime konkrete dhe si rezultat ka arritur që të ketë suksese të konsiderueshme në terren ku indikatorët kryesor të performances janë pozitiv krahasuar me vitin 2021. Dogana e Kosoves këtë vit ka treguar rezultate të medha edhe të zbulimi i mallrave të ndaluara të cilat nuk kanë ndikim të drejperdrejtë në taksa por efekti në mbrojtjen e shoqerisë është shumë i lartë, ku me veprimet e zyrtareve të Doganes janë zbuluar 83.6 kg substancë narkotike Heroinë, dhe si rezultat i informatës së Doganes së Kosoves, në Turqi janë ndaluar 108 kg narkotik Heroine të cilat dyshohet se kanë pasur destinacion Kosovën. Te aktivitetet e përbashketa me policinë jane zbuluar 10,000 bimë narkotike në vlere prej rreth 6 mln € dhe laboratori i kultivimit të bimëve në vlerë prej afro 1.5 mln€, ndërkaq gjatë kontrollit të një dërgese me mallra në import janë zbuluar 70 kg narkotik.