Klubeve të Premier Leagues do t’iu tërhiqet vërejtja në një takim të hënën se nëse stinori nuk fillon në terrene neutrale, atëherë çmimi do të jetë më i lartë se rënia nga liga.
Sipas Sky Sports, klubet duhet të konsiderojnë pasojat afatgjata nëse votojnë kundër propozimit.
Gjashtë klubet e fundit në tabelë – Brightoni, West Hami, Watfordi, Bournemouthi, Aston Villa dhe Norwichi – kanë rezervat e tyre lidhur me propozimin që të përfundohet edicioni duke luajtur në terrene neutrale dhe pa praninë e shikuesve.
Këto klube besojnë se heqja dorë nga avantazhi i vendasit mund të ndikojë në gjasat për të mbetur në elitë dhe mund të rrezikojë integritetin e garës.
Por këtyre klubeve do t’iu bëhet e qartë se vota kundër mund të ketë pasoja afatgjata.
Të paktën 14 klube duhet të përkrahin propozimin para se ndeshjet të rifillojnë.
Takimi i Premier Leagues do të mbahet pak orë pasi që qeveria të njoftojë për masat e reja.
Klubet e Premier Leagues mbesin të përkushtuara për të përfunduar edicionin, ndërsa janë inkurajuar nga Bundesliga që vazhdon në fund të javës së ardhshme.