Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes në Prizren ku ka mbetur i vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar nga Kukësi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Bytyqi për Paparacin.
Numri i personave të ndaluar në stacionin e Policisë në Prizren, fillimisht kishte qenë pesë, por tani më gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet do të kalojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Krimeve të Rënda në Prishtinë.