Mbrëmjen e së hënës është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, aktorja dhe këngëtarja Shota Baraliu.
Ajo rezultoi më pak e votuara në televotimin e javës, ku të nominuar ishin edhe: Xhuli Nura, Andi Artani, Stresi dhe Vivien Thano.
Shota u largua nga shtëpia pas një qëndrimi afro një mujor në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.
Me të arritur në studio, analistët aluduan se ishte debati i saj famëkeq në spektaklin e kaluar, ai i cili e penalizoi bukuroshen me prejardhje nga Suhareka.
Sido që të jetë, Shota tha është normale njeriu që të eskalojë në situata të caktuara, dhe se ka kërkuar flaje për qasjen e saj ndaj banorev Xhuli Nura dhe Arta Selimi.