Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka shkuar në 14.7 për qind, teksa pandemia me koronavirus vazhdon të dëmtojë ekonominë.
Vetëm në muajin prill, 20.5 milionë persona janë regjistruar si të papunë tek autoritetet.
Kjo njëherësh është rritja më e madhe e papunësisë prej periudhës së Depresionit të Madh në vitet 1930.
Prej kur ka nisur pandemia, SHBA-ja është përballur me rritjen më të dobët ekonomike në dekadë dhe shkallën më të vogël të shitjeve në histori.
Për vetëm dy muaj, shkalla e papunësisë ka qenë 3.5 për qind, apo shkalla më e ulët për periudhë kaq të shkurtër kohore në 50 vjet.
Të dhënat javore, që janë publikuar të enjten, kanë treguar se 3.2 milionë amerikanë kanë kërkuar përfitime nga shteti javën e kaluar, pasi kanë mbetur të papunë.
Kjo shifër e çon numrin total të të raportuarve si të papunë nga mesi i marsit në 33.3 milionë apo 20 për qind e fuqisë punëtore në SHBA.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Mbi 1.2 milionë persona janë infektuar derisa mbi 70,000 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.