Efektet e pabesueshme të vajit të peshkut


Pesëdhjetë vjetori është një moment shumë i rëndësishëm në jetë, i cili shpesh përkon me ndryshime të mëdha në shëndetin tuaj dhe mirëqenien e përgjithshme.

Krahas një stili të shëndetshëm jetese ka edhe një mënyrë për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj edhe në të 50-tat dhe ajo është: marrja e suplementeve të vajit të peshkut.

Sipas të dhënave, jetëgjatësia tek individët me nivele të larta të omega-3 në gjakun e tyre, ishte më e lartë se tek ata me nivele më të ulëta.

Sidoqoftë, ky është vetëm një nga përfitimet që mund të gëzoni nga shtimi i vajit të peshkut në regjimin tuaj ushqimor.

Lexoni më tej për të zbuluar efektet befasuese të marrjes së vajit të peshkut pas 50-tave.

Mund të ulë presionin e gjakut

Nëse po përpiqeni të ulni presionin e gjakut dhe nuk keni pasur sukses, vaji peshkut mund t’ju vijë në ndihmë.

Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të acideve yndyrore omega-3 që vaji i peshkut përmban.

Shëndeti i zemrës mund të përmirësohet

Ulja e presionit të gjakut nuk është efekti i vetëm mbrojtës që mund të përfitoni nga shtesat e vajit të peshkut.

Vaji i peshkut mund të ulë nivelet e triglicerideve. Këto yndyra janë burime të rëndësishme të energjisë, por në sasi të mëdha mund të dëmtojnë shëndetin e zemrës.

Mund të ulë rrezikun e çrregullimeve njohëse

Pas moshës pesëdhjetë vjeçare, marrja e suplementeve të vajit të peshkut mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit, të rrisë energjinë dhe mund të parandalojë rrezikun e disa çrregullimeve njohëse, thonë ekspertët.

Kjo ndodh sepse afërsisht 60% e trurit përbëhet nga yndyra, dhe gjysma e kësaj sasie janë yndyra të llojit omega-3.

Shkencëtarët kanë zbuluar se vaji i peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimeri dhe rënien e aftësive mendore.

Mund të përmirësojë forcën e muskujve

Në një studim u tha se tek gratë mbi 50 vjeç që morën 2,000 miligram vaj peshku çdo ditë dhe bënë ushtrime për të rritur rezistencën trupore, u vu re një përmirësim i forcës së muskujve.

Mund të vini re përmirësime të gjendjes tuaj emocionale

Depresioni, ankthi dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor mund t’i ndodhin kujtdo në çdo moshë. Megjithatë të rriturit mbi 50 vjeç që dëshirojnë të përmirësojnë gjendjen e tyre emocionale, këshillohet të marrin vaj peshku.

Vaji i peshkut ka treguar se lehtëson simptomat e depresionit në vetëm 21 ditë.

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të efekteve anti-inflamatore të vajit të peshkut./agroweb