Moti i keq vazhdon të rrënojë Shtetet e Bashkuara, ku temperaturat mbeten nën zero në pjesën më të madhe të vendit.
Të paktën 23 persona humbën jetën si pasojë e të ftohtit, ku disa prej tyre humbën jetën në aksidente automobilistike të shkaktuara nga akulli.
Kompanitë e energjisë elektrike të shumë shteteve kanë apeluar për të kursyer energjinë.
Në Tenesi, ndërprerjet e shkurtra të energjisë elektrike janë vendosur për të reduktuar konsumin.