Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky thotë se ai ndodhet në Washington të ShBA-së për të falënderuar popullin amerikan, presidentin Joe Biden dhe Kongrein për “mbështetjen e tyre”.
“Unë sot jam në Washington për të falenderuar popullin, presidentin dhe Kongresin amerikan për mbështetjen e shumë nevojshme të tyre. Dhe gjithashtu për të vazhduar bashkëpunimin që ta afrojmë fitoren”, shkruan Zelensky në kanalin e tij në Telegram, përcjell Klankosova.tv.
“Do të mbaj disa negociata për të fuqizuar kapacitetet e qëndrueshmërise dhe mbrojtjes së Ukrainës. Në veçanti, do të diskutojmë për bashkëpunimin bilateral midis Ukrainës dhe SHBA-ve me presidentin amerikan Joseph Biden. Në vitin e ardhshëm, ne duhet të rikthejmë flamurin e Ukrainës dhe lirinë në tërë tokën dhe popullit tonë”, shkruan presidenti ukrainas.
Kjo është vizita e parë e Zelenskyt jashtë vendit qysh nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në muajin shkurt.