Mot me vranësira dhe intervale me diell do të vijojë të mbajë mbi vendin tonë.
Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.Reklama××
Mëngjesi më i ftohtë dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.