Blerim Vela, shefi i zyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar për protestat që sot janë zhvilluar në Jarinje, ai ka thënë se Kosova nuk do të bjerë pre e këtyre reagimeve, duke i cilësuar si prapaskena teatrale.
“Protestuesit kaluan nga ‘Mos dorëzohemi’ në ‘Të tërhiqemi’… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo ‘protestë’ nga regjimi i Serbisë”.
“Kosova nuk do të bjerë pre e kësaj prapaskene teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela në Twitter.