Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, ka thënë se aktgjykimi ndaj Salih Mustafës përbën fitore për drejtësinë.
“Aktgjykimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre, të gjithë shqiptarë të Kosovës, tragjeditë personale të të cilëve ishin në zemër të këtij rasti, dhe që kanë vuajtur për më shumë se dy dekada për shkak të veprimeve të Z. Mustafa”, tha Whiting.
Gjykata Speciale e dënon me 26 vjet burg Salih Mustafën
Ai ka thënë se dëshmia e dëshmitarëve pati ndikim kritik tek aktgjykimi, ndërkohë që i ka përgëzuar për kurajën.
Mustafa u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 26 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Me vendimin e sotëm, Dhomat e Specializuara kanë treguar se ato janë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave dhe se nuk ka datë skadimi për dhënien e llogarisë”, shtoi Ëhiting.
Ndërkohë, në Kosovë ka pasur reagime me daljen e vendimit.
Ganimete Musliu e PDK-së është shprehur e tmerruar me vendimin, ndërsa shtoi se e ka ndërgjegjen e pastër që s’e votoi ligjin për themelimin e Speciales.
Ndërkaq, kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pasojat e veprimit të Kuvendit të Kosovës, sot po i bartin të tjerët.
Vendim absurd e ka quajtur AAK-ja. Besnik Tahiri ka thënë se vendimi duhet të apelohet, teksa u shpreh i bindur se Salih Mustafa do ta fitojë apelin.