Nga fillimi i muajit nëntor e deri tani ka rënie për 30 centësh të çmimeve të derivateve në Kosovë, kështu tha për Insajderin, Fadil Berjani kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Berjani ka treguar se çmimet e fundit që po sillën në tregun kosovar.
“Çmimet në tregun kosovar janë të ndryshme dizel 1.38 deri 1.47cent, benzina 1.29 deri 1.38cent”, deklaroi ai.
Ai ka treguar se çka ka ndikuar që të ketë rënie të çmimeve.
“Çmimet kanë ra në tregjet ndërkombëtarë dhe në berza dhe kemi prodhim të shtuar në organizatën prodhuese OPEK. Këto gjëra kanë ndiku në rënie dhe ka reflektu edhe tek ne në Kosovë.Trendi është në rënie. Nga fillimi i muajit nëntor deri me sot kemi rënie të çmimit për 30 cent për litër”, tha Berjani.
Çmimet aktuale mund të ndryshojnë ditëve në vazhdimi sipas Berjanit për shkak të lëvizjeve në Berza.
Duke folur për tregun kosovar ai ka cekuar se “Kosova është treg i lirë dhe i hapur me konkurrencë të madhe në treg. Jemi shteti ma i vogël në botë me ma së shumti pika karburanti“.