Kur mendoni për plakjen, gjërat e para që ndoshta ju vijnë në mendje janë rrudhat dhe dhimbjet.
Por aspekte të tjera të procesit të plakjes janë më delikate, si për shembull mënyra sesi sythat e shijes duket se humbasin disi funksionin e tyre ndërsa plakeni.
Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të thotë për shëndetin tuaj?
Çfarë janë saktësisht sythat e shijes?
Gjuha dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë një grumbuj qelizash në lëkurë që quhen sythat e shijes.
Shumë prej tyre gjenden edhe në sipërfaqen e gjuhës.
Një nga këto sytha ka deri në njëqind qeliza receptorë ku çdonjëra mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën.
Nerva të tjerë të specializuar perceptojnë ndjesinë e nxehtësisë, të ftohtit dhe strukturës së ushqimit.
Kështu ju mund të dalloni ushqimet specifike.
Si ndryshojnë sythat e shijes ndërsa plakeni
Sipas ekspertëve ju keni rreth 10,000 sytha shijeje dhe ky numër zvogëlohet me kalimin e moshës, për disa kjo rënie fillon që në të 40-at.
Kjo ndodh sepse ndërsa plakemi, rigjenerimi i këtyre qelizave fillon të ngadalësohet.
Dhe kur numri i qelizave që dërgojnë sinjale në tru zvogëlohet, truri ka më pak informacion për të deshifruar shijen.
E njëjta gjë ndodh me nuhatjen dhe me prodhimin e pështymës, të dyja luajnë një rol të madh në mënyrën se si e shijoni ushqimin.
Përveç procesit të plakjes, probleme të ndryshme shëndetësore dhe stili i jetesës mund të jenë shkaku.
Këto mund të përfshijnë:
Probleme dentare: kavitetet, infeksionet dentare dhe myku, krijojnë një mjedis oral jo të shëndetshëm dhe prekin funksionet e receptorëve të shijes.
Medikamente të caktuara: shpesh ato shkaktojnë një shije të hidhur dhe tharje të gojës duke reduktuar aftësinë e gjëndrave të pështymës për të funksionuar.
Sëmundjet akute: alergjitë, sinoziti dhe infeksionet virale.
Probleme të caktuara shëndetësore: sëmundjet autoimune, diabeti dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Pirja e duhanit: mund të dëmtojë apo edhe të vrasë sythat e shijes sepse ngadalëson furnizimin e tyre me gjak.
Trajtimet e kancerit: kimioterapia mund ta përkeqësojnë më tej aftësinë tuaj për të shijuar nga dëmtimi i drejtpërdrejtë i indeve./AgroWeb.org/