Ish-Miss Kroacia Ivana Knoll i ka bërë një premtim të madh vendit, për sa kohë që kombëtarja e tyre do të vazhdojë të fitojë Kupën e Botës.
Kroacia kaloi në gjysmëfinalen e tretë të Kupës së Botës dhe të dytën me radhë, kur e mposhti Brazilin në penallti.
Ata kanë arritur në gjysmëfinale tre herë, në vetëm shtatë Kupa Botërore, dhe nga ato nuk u kualifikuan vetëm një, që është një rekord i jashtëzakonshëm.
Ndërsa lojtarët kroat kanë shkaktuar bujë në fushë, madje duke thyer disa rekorde të Kupës së Botës, jashtë fushës një tifoze e tyre ka tërhequr vëmendjen në Katar.
Ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll, ka qenë në qendër të disa titujve, pjesërisht për shkak të veshjeve të saj mjaft të pabesueshme në ngjyrat e flamurit kombëtar kroat.
Knoll është akuzuar për “mosrespektim” ndaj kombit pritës dhe burrat në Lindjen e Mesme kanë qenë aq të indinjuar nga mënyra se si vishet ajo, saqë madje kanë bërë fotografi.
Por tani burrat nga vendi i saj do të jenë edhe më të interesuar se çfarë do të veshë ajo në të ardhmen e afërt dhe do të kenë një mbështetje shtesë për djemtë e Zlatko Daliq që të shkojnë deri në fund.
E pyetur nga gazetari gjerman se çfarë do të bënte nëse Kroacia do të bëhej kampione e botës, Knoll, e cila mbante një flamur kroat në atë kohë, tha: “Nëse kjo ndodh, flamuri bie…” duke premtuar se do të dilte lakuriq si shpërblim.