20 mijë biznese përfitojnë nga kompensimi i punëtorëve

Ministra e Financave ka filluar me ekzekutimin e shumës prej 170 eurosh, për punëtorët e bizneseve që kanë punuar me humbje.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, janë rreth 20 mijë biznese që gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të mbyllura, raporton KOHA.

Mirëpo, sipas Ministrisë së Financave është një numër i caktuar i bizneseve që përfitojnë nga kjo ndihmë.

Deri më 15 maj, bizneset kanë kohë që të aplikojnë për kompensim të pagave të punëtorëve.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës thotë se tashmë kanë filluar keqpërdorimet me këto ndihma.

Lidhur me këtë, Sindikata ka kërkuar edhe hetim nga ana e Prokurorisë.

Pakoja Emergjente është hartuar gjatë muajit mars, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset gjatë kohës së pandemisë dhe vlera e saj arrin në 179.6 milionë euro.