Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se kishte shkuar në shkollë me pistoletë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ratkoc të Rahovecit.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Të dyshuarit i është konfiskuar pistoleta e llojit “Beretta”, një karikator dhe tre fishekë.
“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, me të pranuar një informatë se një nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji” në fshatin Ratkoc, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, kanë filluar hetim preliminar dhe është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, mashkull, i lindur në vitin 2005, nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji”. I njëjti gjatë marrjes në pyetje (në prani të avokatit mbrojtës) ka pranuar se me datën 06.12.2022, në hapësirat e shkollës kishte ekspozuar një pistoletë të llojit Beretta. Pasi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta, një karikator dhe tre fishekë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton policia