Nora Istrefi pozon atraktive me maskë: Shpresoj se të gjithë jeni të sigurt në këtë kohë të çmendur

Ajo është njëra prej këngëtareve më të pëlqyera në showbizzin shqiptar, e cila arrin të sigurojë thuajse gjithnjë vëmendje.

Nora Istrefi është kujdesur edhe këtë herë të jetë në fokus të faqeve rozë me dukjen e saj që ka prezantuar ditën e sotme.

Bukuroshja ka realizuar një set të ri fotografik, ndërsa po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë.

E veshur me një triko të zezë dhe me një palë xhinse blu më të errëta, artistja vjen në formë të mahnitshme.

Ajo po ashtu është kujdesur të vë edhe maskën pasi akoma jemi në një periudhë pandemie për shkak të coronavirusit.

 “Shpresoj se të gjithë janë të sigurt në këtë kohë të çmendur”, ka shkruar ajo pranë imazheve.

Këto fotografi të krijueses së hitit “Anna” u mirëpritën nga ndjekësit dhe u komplimentuan tejet shumë.

Krahas kësaj, “Anna” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Nora në bashkëpunim me reperin Gjiko, këngë kjo që ka kaluar shifrën e 28 milionë klikimeve në kanalin YouTube.