Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Vjenë.
Ai do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të socialistëve dhe demokratëve të Ballkanit Perëndimor, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë. Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore””, thuhet në njoftim të Kryeministrisë.
Të martën në veri të Kosovës ka pasur shpërthime e të shtëna. Ato nisën pasi zyrtarët e KQZ-së nën përcjellje të Policisë kishin tentuar të futeshin në zyrat e komisioneve komunale zgjedhore.