Kanë dalë pamjet e personit që sulmoi sot me gusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ai po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrin dhe duke e rrëzuar.
Ndërkohë, sulmuesi u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe u gjakos në fytyrë. Ai me pas është arrestuar nga policia.
Priten informacione nga polica për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit të ngjarjes.
gazeta Stop mëson se ai është Gert Shehu 31 vjeç nga Tirana.