Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi, në profilin e tij, në Facebook.
“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka theksuar kreu i PDK-së.