Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjobat e para do të fillojnë të shqiptohen që nga e marta e 22 nëntorit, për shoferët të cilët vozisin veturat me targat ilegale KM.
“Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradite”, thuhet në përgjigjen e Policisë për RTV Dukagjinin.
Zakonisht ndërrimi i paradites në polici bëhet me fillim nga ora 08:00, rrjedhimisht po i bie që nga atëherë fillojnë zyrtarët policorë të shqiptojnë dënime për këta shoferë.
Ata shtuar se referuar situatë dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia është duke i përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacionale dhe vendimeve te autoriteteve shtetërore.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.
Ndërkaq për shkak të takimit të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel është shtyre për të martën e 22 nëntorit.