Fshatrat Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rruga “UÇK” në Viti janë shpallur sërish vatëra të përhapjes së infeksionit.
Komuna e Vitisë ka njoftuar se ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, sipas së cilit këto lokalitete shpallen vatëra të përhapjes së infeksionit, pavarësisht se qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar.
“Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.