Propozimi çek pë liberalizimin: Më së largu, më 1 dhjetor 2023 hyn në fuqi


Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovës është bërë gati dhe mund të miratohet deri nw fund të këtij viti, por hyrja në fuqi do të lidhet me zbatimit e sistemit ETIAS më 1 nëntor të vitit të ardhshëm, dhe më së voni 1 dhjetor.

Kjo del nga propozimi final që ka bërë Presidenca Çeke pas diskutimeve që ishin zhvilluar në grupin punues për vizat.

Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian vendeve anëtare ua ka dërguar tekstin e vendimit në bazë të vërejtjeve që kanë dhënë vendet anëtare. Propozimi thotë se hyrja në fuqi e vendimit për vizat do të bëhet pasi të nisë zbatimi i sistemit ETIAS, por në asnjë rast jo më vonë se më 1 dhjetor të vitit që vjen.

Nëse do të ketë shtyrje të sistemit ETIAS, liberalizimi gjithsesi do të nisë në dhjetor 2023.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel propozimi i Çekisë është në të ashtuquajturën procedurë të heshtur dhe nëse asnjë vend anëtar nuk do të ketë vërejtje deri më 16 nëntor në orën 14:00, atëherë do të kalojë për miratim tek ambasadorët e vendeve anëtare.

Burime kanë thënë se synimi është që e tërë procedura të përmbyllet deri në fund të këtij viti.