Aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademi tash e sa javë është pjesë e spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan.
Në puntatën e fundit modelja ka pasur një moment të sikletshëm.
Teksa ajo po kërcente në prova me partnerin e saj, asaj i është grisur kostumi.
Arbnora tregoi se kjo ndikoi edhe në përformancën e saj.
“Duke qenë se ka qenë një kostum shumë i ngushtë edhe një lëkurë, bëri që pantallonat e mia qysh në prova atë herën e parë kur e kisha atë uljen, m’u grisën. U desh të zgjasja këmbët dhe kur e bëra në spektakël e bëra me këmbë jo shumë të zgjatur se e kisha mendjen mos po më grisen tani. Do të vazhdoja, edhe po të dilja me pantallona të grisura nuk do të kisha plan për ta ndalur”, u shpreh ajo.