Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar të mërkurën se janë shëruar 43 persona nga koronavirusi. Numri i të shëruarve nga COVID-19, ka mbërritur në 533 veta
“Sot më 06 maj 2020, janë shëruar 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste”, bënë të ditur IKSHPK.
Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 9.085 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 860 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.