“Kërcënimi” nga Qeveria – pronarët e bizneseve private nisin zbatimin e kërkesës për rritjen e pagave

Ramiz Kelmendi ka njoftuar se nga ky muaj kompani e tij ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit.

Rritja të cilën e ka aplikuar, ai ka thënë se ka koston e 947 mijë eurove.

Klemendi është shprehur i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton serish ekonominë dhe buxhetin familjarë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje bizneseve që t’i rrisin pagat e punëtorëve.

“Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Stop.

Ai ka thënë se qeveria do ta mbështes secilin biznes që vendos të rrit pagat e punëtorëve.

“Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, thotë tutje Murati, shkruan Gazeta Insajderi.

Madje, ka treguar se deri kur kanë kohë të aplikojnë për subvencionim.

“Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor”.