Kuvendi sot mban dy seanca plenare

Në seancën e parë, e cila nis në orën 10:00, deputetët do të diskutojnë për vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Ndërsa pas kësaj seance, Kuvendi do të mbajë edhe një seancë tjetër, ku në lexim të dytë do të shqyrtohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, ai për mbështetjen e punëve publike si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.