Kurti i kthehet gazetares: A do ta dëgjoni Amerikën, a po prisheni me Amerikën, nuk ndodhin këto gjëra a po kupton…

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës është pyetur për raportet me Amerikën.

Derisa u përgjigj, Kurti iu drejtua gazetares që e pyeti se “a do ta dëgjojë SHBA-në për targat dhe a do të thotë kjo se po prishen marrëdhëniet me SHBA-në”.


“A do ta dëgjoni Amerikën, a po prisheni me Amerikën, a po kupton, nuk ndodhin këto gjëra. Nuk kemi këso raporte me SHBA-të, siç i përshkruani ju, si gjyshi me nipin”, tha Kurti.

Më pas, ai tha se asnjë veprim i Qeverisë që ai udhëheq nuk e ka besuar Amerikën ose BE-në.

“Asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. SHBA-të i kemi miq dhe partnerë, pra, miqt dhe partnerët nuk shkruajnë aso komunikata që i cituat ju. Pra nuk ekziston raporti i tillë i ynë, për besë, kjo mënyrë është edhe ofendim për SHBA-të se ato janë vend demokratik. Partneriteti ynë me ta, aleanca jonë me ta është aleancë që bazohet mbi vlera dhe me  qëllime me interesa  të përbashkëta. Ne e kemi shtyrë një herë vendimin, e kemi shtyrë për një muaj dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit. Duke pasur parasysh bregën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim dhe kemi përdor ligjin që ofron mundësinë e qortimit për 3 javë, të gjobave për 2 muaj e më pas tagat të përkhshme, dhe kjo bëhet duke i njoftuar ata paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin amerikan dhe atë evropian të takohemi së paku dy herë. Dhe tash me ministrin Sveçla na erdhëm në konferencë pas takimit me komandantin e KFOR-it”, tha ai.