Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet pozitive janë nga testimi i 102 mostrave, shkalla e pozitivitetit 4.90 për qind.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë, ndërsa aktualisht janë 7 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë administruar 22 vaksina anti-COVID.
Numri total i vaksinave të administruara është 1.836.593.