Krerët e Barcelonës po e monitorojnë Mikel Artetan, të cilin po e shohin si pasardhës të denjë të Xavi Hernandezit, ka raportuar të martën sajti “Sport”.
Bëhet e ditur se Xavi ka gjasa të shkarkohet në fund të këtij sezoni nëse nuk e fiton ndonjë trofe, dhe Arteta është kandidati potencial për zëvendësimin e tij. Te Barcelona janë të kënaqur me punën e Artetas që po e bën me skuadrën e Arsenalit.
Arteta si futbollist është zhvilluar te Barcelona, ndërsa ka punuar edhe me Pep Guardiolan te Manchester City.
40-vjeçari është në krye të Arsenalit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë edicion, Arsenali i prinë tabelës në Premier League me 31 pikë, dy më shumë se City.