Në Klinikën Infektive në QKUK, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë, por prej tyre me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.
Sipas raportit ditor të Infektivës, në gjendje të rëndë janë 2 persona.
Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 9 raste janë në gjendje stabile,
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
“Përndryshe nga gjithsej 5 pacientë Covid-19 pozitivë dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar”, thuhet në raportin e Infektivës.
Tutje, theksohet se sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.
“Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë”, përfundon raporti.