Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 17 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shënuar katër raste të reja me koronavirus, ndërkaq janë shëruar dy persona.
Nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,201 persona.
Ndërkaq nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar 1,836,467 doza të vaksinës.