Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se të martën është shënuar vetëm një rast i ri me koronavirus. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 856.
“Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një (1) rast”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).
“Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste”, njofton IKSHPK-ja.
Kurse, deri më tani janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.