Pasi e kishte përfunduar huazimin në futbollin austriak, ku ishte shpallur edhe golashënuesi më i mirë,
Giacomo Vrioni ishte kthyer në Juventus.
Kur të gjithë prisnin shpërthimin e madh të tij, futbollisti i Kombëtares Shqiptare kishte befasuar duke refuzuar oferta evropiane për t’u transferuar në Major League Soccer të Amerikës, te klubi i famshëm, New England Revolution, transmeton Gazeta Express.
Të gjithë mendonin se 23-vjeçari kishte sakrifikuar shumë dhe kishte shkuar përtej Atlantikut veç për para.
Por, sa para i fiton në fakt në futbollin amerikan sulmuesi i lindur në Itali me prejardhje shqiptare?
Kështu, së fundmi është zbuluar se lojtari i Kombëtares Shqiptare fiton 1.747.500 dollarë në vit.Listën e kryeson Lorenzo Insigne si futbollisti më i paguar te Toronte me 14.000.000 dollarë të fituara, ndërsa i dyti vjen ylli kosovar me shtetësi të Zvicrës, Xherdan Shaqiri te Chicago Fire me 8.153.000 dollarë.