Një rast pozitiv me COVID-19 është regjistruar të martën në Kosovë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftim, thuhet se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive në tërë Kosovën aktualisht është 18.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit kundër koronavirusit janë vaksinuar 13 persona.