“A t’mungoj o shpirt”, publikohet kënga që u bë virale në ‘TikTok’

Flamur Plakiqi dhe Ilir Rubovci, janë kthyer në senzacion në ‘TikTok’, me këndimin e tyre.

Së fundi, ende pa u publikuar u bë virale, kënga “A t’mungoj”, shkruan lajmi.net.

Por pritjes i erdhi fundi, dhe kënga tashmë gjendet e plotë në ‘Youtube’.

Për tekstin e këngës është kujdesur Shpëtim Reqica, ndërsa për muzikën Kushtrim Kelani.

Ndërsa për videoklipin është kujdesur Dream Films.

Për vetëm 12 orë, kënga ka mbledhur mijëra klikime.