Barcelona bën ofertën e fundit për Lautaron, 65 milionë euro dhe dy lojtarë

Barcelona thuhet se është në negociata të avancuara me Interin për sulmuesin Lautaro Martinez, ku së fundmi ka ofruar  në një marrëveshje me vlerë 65 milionë euro dhe dy lojtarë.

Martinez, tani 22 vjeç, ka qenë subjekt i spekulimeve në këtë vit pas një edicioni të mirë në Serie A.

Barcelona ka frenuar konkurrencën e ashpër për të duke ofruar tani dy lojtarë dhe një shumë të majme.

Sipas SPORT,  Martinez ka kërkuar të bëhet një lojtar i Barcelonës.

Barcelona dhe Interi janë afër akordit, ku flitet që kanë ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarë.

Nelson Semedo, Carles Alena dhe Arturo Vidal janë lojtarët e ofruar, ku dy prej tyre mund të bëhen pjesë e marrëveshjes.

Martinez ka 16 gola në të gjitha garat këtë edicion.