Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 89 personave të dyshuar si të infektuar.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 24.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 15 persona.