Ballkani edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, pësoi humbje në fund me rezultat 2-1 nga Sivasspor në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që kërkonin hapësira në mbrojtjen e njëra tjetrës, duke mos qenë të rrezikshme.
Rastin e parë të mirë në ndeshjes e kishte Ballkani, kur Armend Thaqi kombinon me Meriton Korenicës, ky pason te Albion Rrahmani i cili edhe pse në pozitë të mirë gjuan mbi portë.
Pas tij ishte radha e Lumbardh Dellovës (33’) që më një gjuajtje nga distanca dridhi portierin mysafir që e dërgoi topin në këndore.Reklama
Në minutën e 36-të erdhi edhe goli, ku Korenica luajti bukur me Armend Thaqi që gjuan nga 20 metra për të shënuar për 1-0.
Pa u mbyllur pjesa e parë Ermal Krasniqi gjuajti bukur, por portieri e dërgoi topin në këndore.
Edhe pjesën e dytë Ballkani e nis në sulm me dy raste të mira me Rrahmanin dhe Krasniqin, me këtë të fundit që ishte i vetëm me portierin, por gjuajti në trupin e portierit.
Qëndrim Zyba dhe Merion Korenica provuan nga distanca, por pa sukses, pasi portieri priti gjuajtjet e tyre.
Në minutën e 72-të, Sivasspori barazoi rezultatin. Ishte Hakan Arslan që shënoi me kokë për 1-1.
Deri në fund Ballkani u lëshua në sulm për të kërkuar golin e barazimit, por pa sukses.
Sivasspori dhe Cluj tani kanë nga shtatë pikë, ndërsa Ballkani dhe Slavia nga katër pikë.