Futbollisti i skuadrës së Honka-s, Agon Sadiku do të jetë prurja e re te kombëtarja e Kosovës.
Kanal10 mëson se sulmuesi 19 vjeçar është ftuar nga drejtuesit e FFK-së dhe do të jetë pjesë e “Dardanëve” qysh në grumbullim e ardhshëm të Kosovës.
Gjithashtu mësohet se për të interesim ka shprehur edhe kombëtarja e Shqipërisë, por futbollisti ka zgjedhur që të përfaqësojë Kosovën.
Drejtuesit e FFK-së shumë shpejtë do të nënshkruajnë edhe një kontratë me futbollistin, gjë që pritet të ndodh pak ditë para grumbullimit.
Futbollisti i lindur në vitin 2003 momentalisht është pjesë e skuadrës së Honkas në Finalndë dhe për gjatë këtij stinori në Superligën e Finlandës ka shënuar 17 gola në 32 paraqitje.
Sadiku deri më tani ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të kombëtarës finlandeze.